spot_img

Analisti Shenoll Muharremi kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla nëse provohet pakujdesia policore në rastin tragjik në Lipjan

spot_img
spot_img
spot_img

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën gjatë arrestimit nga policia. Ai ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e viktimës, duke e cilësuar këtë si një humbje të rëndë për të gjithë shoqërinë.

Muharremi ka theksuar se nëse raporti i mjekësisë ligjore konstaton se vdekja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së pjesëtarëve të Policisë, dhe nëse kjo vërtetohet edhe nga organet e drejtësisë, atëherë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të japë dorëheqje menjëherë.

Sipas tij, ky rast po dyshohet si vrasje nga pakujdesia e zyrtarëve të shtetit, të cilët veprojnë nën drejtimin e kësaj ministrie. Ai thekson se kur një i ri humb jetën në duart e shtetit, nuk ka vend për justifikime apo pritje – ekziston vetëm përgjegjësia. “E kjo nuk ka nevojë me u analizu gjatë”, përfundon analisti.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA