Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala ka vizituar kompaninë “Goni” në Gorizia, kompani që përfaqëson një model biznesi të suksesshëm si dhe një urë lidhëse mes komuniteteve shqiptare dhe italiane.
Sipas ambasadores, vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaqi, nga Komorani, pronarë të ndërmarrjes “Goni” janë një histori suksesi e krijuar nga përkushtimi, puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë.
Vëllëzërit Thaçi, janë një shembull i integrimit të suksesshëm dhe i partneritetit ndërkulturor.
Ambasadorja së bashku me Mefailin dhe Egzonin kanë zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Gorizias, Rodolfo Ziberna.




