Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me bashkëpunëtor ka qëndruar në Kryshevc të Skenderajt për të shprehur ngushëllime familjes Jashari, rastin e ndarjes nga jeta të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.
Postimi i plotë i Ahmetit në Faceboo:
Sot, në Kryshevc të Skenderajit, shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta për ndarjen nga jeta të bijës së Shaban Jasharit, motrës së Adem, Hamëz dhe Rifat Jasharit
Ndamë dhimbjen me Bacën Rifat dhe familjarët pasi që çdo humbje është e trishtë, por në disa raste dhimbja është më e madhe kur kujtojmë sakrificën dhe vuajtjet që ka kaluar e ndjera bashkë me familjen heroike Jashari.