Alea ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare duke fituar çmimin special në kategorinë e saj në festivalin prestigjioz “Golden Voice” në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës 🇽🇰 ka spikatur mes 21 shteteve dhe 150 konkurrentëve nga mbarë bota, duke sjellë një tjetër sukses në karrierën e saj artistike.
Ky festival ndërkombëtar i ka dhuruar Aleas edhe një tjetër fitore të rëndësishme, duke dëshmuar talentin dhe punën e saj të palodhshme. Një falënderim i veçantë shkon për organizatën “Mollëkuqet”, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Kosova vazhdon të bëjë jehonë në skenën muzikore ndërkombëtare, dhe Alea është dëshmi e gjallë e talentit dhe përkushtimit të artistëve të rinj shqiptarë.