spot_img

Albin Kurti ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për vdekjen e Haxhi Thaçit

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar një letër ngushëllimi për familjen Thaçi, pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në letrën e tij, Kurti shprehet se e ka pikëlluar lajmi për këtë humbje dhe se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, respektin për të tjerët dhe dashurinë për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi. U prehtë në paqe!”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Vdekja e Haxhi Thaçit vjen në një kohë kur Hashim Thaçi ndodhet ende në paraburgim në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor nga Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA