spot_img

Alarmante: AMF në Baicë të Drenasit mbetet pa ujë

spot_img

Ambulanca e mjekësisë familjare në Baicë të Drenasit ka mbetur pa furnizim me ujë, pothuajse që prej një jave. Qytetarët me lëndime me vështirësi po i marrin shërbimet e duhura mjekësore e po ashtu edhe stafi shëndetësor me vështirësi po i kryejnë shërbimet nga mungesa e ujit.

Rajoni ka mësuar se kjo ambulancë posedon pusin me ujë të mjaftueshëm, por i cili nuk është i lidhur me objekt që prej disa vitesh nga neglizhenca e menaxhmentit shëndetësor në Drenas e kjo po e rrit rrezikun e përhapjës së infeksioneve nga mungesa e ujit.

Se uji është element bazik për ambulancat shëndetësore e thotë edhe Udhëzimi Administrativ për Shëndetësi: Dhomat e ekzaminimeve të pacientëve, intervenimit, nyjet sanitare, duhet të kenë lavaman me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë e kjo po i mungon kësaj qendre mjekësore.

Lexo edhe:  𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐟𝐚𝐥 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑, 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐯𝐞
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x