Aktori i njohur Çun Lajçi duket se herët është rrëmbyer nga emocionet e ndeshjes Angli – Zvicër, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi për futbollistin kryesor të Zvicrës, Granit Xhaka.
Aktori i njohur ia ka përcjell futbollitit shqiptar edhe një mesazh të çuditshëm.
Ai i ka kërkuar Xhakës të hakmerret sonte për Isa Boletin.
Sipas tij, dikur anglezët ia kanë marr ari në Trepçë pa leje të patriotit shqiptar Isa Boletini.
“Herën e parë të shkrova nga Cyrihu dhe na gëzove me fitore. Tani të jam afrua edhe më shumë! Këtu m’ke në Frankfurt por jo edhe në Dyzeldorf, n’tribina si mija shqiptarë, se mua xhepat mu kan shkye duke bartur vitet rrugëve t’atdheut! Italen e ktheve mbrapësht dhe qeshe! Qeshu edhe sonte kur t’ma çosh Inglizin të Mbreti, se njiherë e dikur na e mori arin n’Trepçë, dhe fare s’e pyeti Isë Boletinin! Tregoju se je stërnip i tij dhe “merrja hakun”! M’erdhi edhe mua dita u thuaj! Mos u ngrys dhe mos u përkul se boll e ulem kokën ndër shekuj! Rri drejt e drejt shyto e shkyje rrjetën i thuej Xherdanit e Jasharit!”, ka shkruar Lajçi.