spot_img

Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë/ Policia sekuestron armë dhe para, dokumente e vetura dhe bimë narkotike

spot_img

Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë/ Policia sekuestron armë dhe para, dokumente e vetura dhe bimë narkotike

09:41 | 19 Korrik 2024
K.B
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë kundër fajdeve, ku janë arrestuar katër persona.

Policia njofton se janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale.

“Kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj”, bën të ditur njoftimi i policisë.

Tutje në kumtesë thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA