Në kuadër të inspektimeve që po zhvillohen në Komunën e Drenasit, sot inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë realizuar një aksion të gjerë ndaj bizneseve që kanë borxhe dhe dyshohej se ishin të lidhura në mënyrë ilegale me rrjetin e ujësjellësit. Gjatë kontrollit janë zbuluar disa lidhje të paligjshme në biznese të ndryshme dhe si rezultat janë bërë shkyçje nga shërbimi i ujit të pijshëm. Sipas njoftimit nga kompania, të gjitha shkeljet e konstatuara do të trajtohen në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi.
Aksionet e inspektorëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë nga kompania:
Aksion i madh nga inspektorët e KRU “Prishtina” në Drenas
Në vijimin e inspektimeve në Komunën e Drenasit, sot inspektorët e Kompanisë zhvilluan një aksion të madh në Drenas, ndaj bizneseve që kanë borxhe dhe dyshohej për lidhje ilegale. Gjatë inspektimeve janë hasur lidhje ilegale në biznese dhe janë bërë shkycje nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Shkeljet e gjetura do të procedohen sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Aksionet vazhdojnë…







