Gjatë ditës së enjte, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, saktësisht në zonën e fshatit Llaushë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kampioni dhe dy veturave.
Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, zona në fshatin Llaushë . Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti për Klankosova.tv
- Advertisement -