Një muaj pas aksidentit të ndodhur në Komoran të Drenasit, ku ishte përfshirë një autobus dhe dy vetura, një person që kishte pësuar lëndime ka ndërruar jetë të hënën në QKUK.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./DrenicaOnline/