Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Komoran, ku një veturë është përplasur me një autobus.
Sipas informacioneve të para, ka persona të lënduar si pasojë e përplasjes. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve dhe për t’i transportuar në Emergjencë për trajtim të mëtejshëm.
Ende nuk dihen shkaqet e saktë të aksidentit, por autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia ka apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos në këto ditë të nxehta vere kur rrugët janë më të ngarkuara.
- Advertisement -