Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot para disa minutave në fshatin Korroticë, afër Lagjes Janova. Sipas raportimeve të para, në aksident janë përfshirë disa automjete dhe ka persona të lënduar.
Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të siguruar rrjedhën e trafikut. Nuk dihet ende gjendja e saktë e të lënduarve apo shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Priten më shumë detaje në orët në vijim.
- Advertisement -