Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një grua 52-vjeçare, 10 persona të lënduar në gjendje të rëndë

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një grua 52-vjeçare.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA