spot_img

Aksident i rëndë në Komoran, dyshohet për një të vdekur, policia në vendin e ngjarjes

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku dyshohet se ka mbetur një person i vdekur.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka përfshirë dy automjete dhe një motorr, aksidenti është shkaktuar rreth orës 14:30 afër Postës në Komoran.

Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin për të lehtësuar punën e ekipeve hetimore.

Ndërkohë, pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe identitetin e viktimës së dyshuar.

Njësitë e trafikut dhe njësitë hetimore janë duke punuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të bërë matjet e nevojshme.

Ky është një lajm në zhvillim dhe do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me detaje të reja sapo ato të jenë të disponueshme.

Lexo edhe:  Detaje të reja/ Limani Musliu humbi jetën pas një aksidenti tragjik
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x