spot_img

Aksident i rëndë mes tri automjeteve në tek “Kroi i Mbretit”

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë–Pejë, saktësisht në afërsi të vendit të njohur si “Kroi i Mbretit”.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Përkohësisht, qarkullimi në këtë segment është zhvilluar me vështirësi.

Policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet me frekuencë të lartë aksidentesh si ky./DrenicaOnline/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA