Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Adnan Thaqi, me numrin 82, zhvilloi takime të rëndësishme me banorët e fshatit Zabel i Ulët dhe fshatit Korroticë e Ulët, ku diskutoi për programin përparimtar të PDK-së.
Gjatë takimeve, Thaqi vlerësoi vullnetin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenasit për të mbështetur kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
“Entuziazmi dhe përkrahja që po marrim në çdo fshat, në çdo vend, janë dëshmi e qartë se qytetarët duan ndryshim dhe e shohin Partinë Demokratike të Kosovës si zgjedhjen e duhur. Kjo energji pozitive na motivon të vazhdojmë drejt fitores,” tha Thaqi.
Banorët e zonës shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për vizionin e PDK-së, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes së përgjegjshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm për Kosovën.
Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës vazhdon të fuqizohet me mbështetjen masive të qytetarëve, duke ndërtuar një momentum të pandalshëm drejt suksesit në zgjedhje.
#PDK131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅