spot_img

Detaje nga policia për aksidentin që ndodhi në Fushticë të Ulët

spot_img
spot_img
spot_img

Sot në mëngjes ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Nekoc të Drenasit, afër Komoranit.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:30, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA