Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar në rrjetet sociale për bastisjet e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, duke i thënë se hajnat më të mëdhenjë janë në Vetëvendosje.
Madje i ka quajtur “maskarenjë që kanë kapur pushtetin duke mashtruar qytetarin, sot bërtasin kundër prokurorisë.”
Ky eshte postimi i tij:
Ky është veç fillimi
Ata që bërtisnin “hajnat n’burg” po na dalin hajnat e mëdhenj të vendit.
Po të mos e zbulonin mediat skandalin e kompanive të ujit, kjo shkelje do të kalonte pa u vërejtur. Pse? Sepse nuk ka asnjë të mbetur në Vetëvendosje që të ketë sadopak fytyrë e nder. Maskarenjtë që e kanë kapur pushtetin duke manipuluar qytetarin, tani lëshojnë piskama kundër prokurorisë.
Hajnat n’burg! A po Albin?
Çka me ba kur hajnat janë t’partisë tënde?