spot_img

Mehaj: Një efektiv të Njësisë Speciale e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s

spot_img

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se shqiptarët në Kosovë dhe në rajon, duhet të jenë të kujdesshëm të mos përzihen në interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan, pasi sipas tij, ata nuk e kanë për qëllim mirëqenien e tyre.

Ai tha se Policia e Kosovës në 25 vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një ndër institucionet e cila bartë në vetën e saj shumë krenari si institucioni me kredibil në Republikën e Kosovës, së bashku me FSK-në.

“DNjSI (ish-FIT) është krenaria jo vetëm e policisë por mbarë Republikës sonë të dashtun”, ka shkruar ai.

Ai ka shkruar në Facebook të dielën se kjo njësi kishte arritur në kohë rekorde ta vë nën kontroll situatën e krijuar “duke çmontuar grupin e mbi 100 terroristëve”. Sipas Mehajt, nëpërmjet reagimit të armatosur në Banjskë, Kosova ka fituar respekt në qarqet e sigurisë ndërkombëtare.

Sipas ish-ministrit, Njësia Intervenuese e pati parandaluar një gjakderdhje të madhe që mund të pasonte, derisa është shprehur se nëse kjo lloj situata do të ndodhte në vendet e NATO-s, “do të angazhohej një batalion që ka në veten e tij 500 deri në 1000 trupa ushtarake”.

“Me pak fjalë, shprehem se e kam të vështirë të thuri elozhe për rëndësinë e këtyre njerëzve të cilët pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, ishin dhe janë në shërbim të plotë të atdheut tonë të përbashkët, këtë gjë e dëshmuan më së miri në incidentin e armatosur ne Banjë të Zveçanit, ndaj terroristëve të cilët ishin te organizuar, trajnuar, mbështetur nga vetë Serbia dhe kreu i saj politik e ushtarak”, ka thënë Mehaj.

 

 

Lexo edhe:  Limaj fton të rinjtë mos t’ia kthejnë shpinën atdheut: Bashkohuni me frontin opozitar
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x