Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.
Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.
Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.
Ndërkohë, nga burime jozyrtare thuhet se nga gjuajtjet me armë ka mbetur i vdekur një person.
Redaksia ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë detaje.
- Advertisement -