spot_img

Zjarrfikësit edhe në këto orë të vona po përballen me zjarre fushore – VIDEO

spot_img

Derisa vendi po përballet me temperatura afrikane tash e sa kohë, edhe zjarret në lokacione të ndryshme nuk po ndalen duke bërë që në shumë zona të rrezikohet jeta edhe e zjarrfikësve tanë duke ditë që kapacitetit i tyre njerëzor e logjistik është i mangët, prandaj në shumë raste po kërkohet edhe ndihma e helikopterëve të KFOR-it, raporton Gazeta Sinjali.

E pamjet që po publikohen në rrjetet sociale tregojnë më së miri për gjendjen e rënduar dhe ‘luftën’ me flakët që po bëjnë zjarrëfikësit pothuajse ditë e natë.

Kur një rast i zjarrit është shpërndarë në Facebook nga ‘Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit’, ku shihet se flakët e zjarrit janë bukur të mëdha në disa fshatra të Suharekës.

“Zjarrfikësit vazhdojnë të kenë telashe të mëdha në këto orë te vona me zjarre fushore”, thuhet në mbishkrimin e videos së mëposhtme:

E se flakët e zjarrit sonte kanë rrezikuar edhe disa shtëpi në fshatin Sferkë të Klinës, Sinjali ka raportuar më herët se si shihet tymi i madh që ka mbuluar shtëpitë e fshatit përreth.

Prandaj duke e ditë që temperaturat në këtë kohë janë mjaft të larta, edhe qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos bëjnë zjarre të qëllimshme, ngase kështu edhe mbrohet jeta e zjarrfikësve në radhë të parë por edhe prona e qytetarëve dhe mjedisi në veçanti.

Lexo edhe:  Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x