spot_img

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit mund të mbërrijë në Kosovë sonte pas mesnate

spot_img
spot_img
spot_img

Prokuroria e Qarkut në Beograd ka vendosur të japë lejen për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar.

Ky njoftim erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, teksa sipas informacioneve të para, trupi pritet të mbërrijë në Kosovë pas mesnate.

Hajrizi është vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Para se të vritej, ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Ndryshe, Serbia ka kërkuar nga Gjermania që të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA