Banorët e fshatit Shalë janë mobilizuar me shpejtësi për të ndihmuar bashkëfshatarin e tyre, Rrustem Hasanin, të cilit mbrëmë i’u dogj shtëpia. Zjarri, që shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes, shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Fshati Shalë, i njohur për solidaritetin dhe ndihmën e ndërsjellë ndërmjet banorëve të tij, u aktivizua menjëherë pas lajmit për zjarrin. Banorët kanë filluan të mbledhin ndihma materiale dhe financiare për të ndihmuar Rrustemin dhe familjen e tij në këto momente të vështira.
Mobilizimi dhe solidariteti i banorëve të Shalës është një shembull frymëzues i fuqisë së bashkimit dhe ndihmës së ndërsjellë në momente të vështira.
Kushdo që dëshiron ta ndihmoj Familjen Hasani, të na shkruaj në mesazh.