Ka ndërruar jetë njëri ndër veprimtaret me të shquar të Drenicës, Rrahman Ahmeti nga fshati Rezallë i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Rrahmani ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve për liri dhe shtet të Kosovës, pishtar i arsimit në kohet me të vështira në Skenderaj dhe ish kryetar i fshatit Rezallë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjërit mbahet sot [23.07.2024] në ora 16:00në Varrezat e fshatit Rezallë.
Postimi i plotë:
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë,ju njoftojmë familjarë dhe miqë për humbjen e babait tonë të dashur Rrahman Ahmeti.Varrimi i tij do të mbahet nesër me 23.07.2024,ditë e Martë në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rezallë.
Familja Ahmeti.