Është arrestuar mbrëmë një person në qytetin e Drenasit, rreth orës 21:00, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht pesë viktimat, tre meshkuj dhe dy femra.
Policia në raportin 24-orësh njofton së viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.




