spot_img

Vrasja e Faton Hajrizit, versionet se si u lokalizua dhe u vra në Serbi

spot_img

Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi dje është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi.

Gazeta beogradase “Blic” ka raportuar se Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.

Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policorë.

Tutje, duke u thirrur në burime “Blic” shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi i ka thyer celularin dhe e ka hedhur.

Siç raporton mediumi serb Novosti, Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë Policisë.

Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB-së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Në vendin ku u vra Hajrizi, dje ka shkuar Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas tij, Hajrizi ka shkrepur 9 plumba dhe se dorëzimin s’e ka pasur në agjendë.

“Kur erdhi policia ai hapi zjarr, policia gjuajti dy herë, ai filloi të ikte. Ai zbrazi nëntë plumba, policia e likuidoi, ai nuk e kishte dorëzimin në axhendën e tij, ai është një kriminel mizor, ka kryer pesë apo gjashtë vrasje”, thotë Daçiq.

Daçiq tha se Hajrizin e kanë përcjellë me kamera për dy ditë.

Lexo edhe:  Drenicasi Ekrem Smakiqi do të varroset sot, la pas vajzën 5 javëshe

“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.

“Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai ishte një krminel mizor. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x