Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në klinikën e Urologjisë.
Vitia me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është rritur numri i sallave, si dhe javë vendosur filtër zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore.
Kompletohet Urologjia
Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.
Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës.
U vendosën:
Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore
Hepafiltera
Sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes
Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë