spot_img

Tentoi ta shantazhoj Fadil Nurën, i pandehuri dënohet me burgim dhe me gjobë të majme

spot_img

Është marrë vendimi ndaj të pandehurit që kishte tentuar të shantazhonte kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe familjaret e tij.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj e ka dënuar me 6 muaj burgim dhe 1.800€ gjobë të pandehurin.

Lajmin për perfundimin e këtij aktgjykimi, e ka dhënë vetë Fadil Nura përmes rrjetit social “facebook”.

“Të dashur qytetarë,
Nuk kemi nevojë ta marrim drejtësinë në duar, përderisa vepron ligji.
Andaj, të gjithë atyre që e provojnë shantazhin si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre, u themi stop!
“Ligji nuk mund të ndryshojë shpirtin e njerëzve, por mund të mbajë nën fre njerëzit e pashpirt” – Martin Luther King”, ka shkruar Nura, i cili ka bashkangjitur edhe dokumentet.

 

 

Lexo edhe:  Kamerat e sigurisë dhe fshatari që i dha ujë “kurth” për Faton Hajrizin – policia serbe e lokalizoi 14 km larg vendit të vrasjes së policit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x