Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi e kanë përfunduar takimin me djalin e tyre, të cilin e vizituan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Babai dhe nëna e Hashim Thaçit, që po i afrohen moshës 90-vjeçare, pas dy vjetësh mundën ta takonin sërish birin e tyre në paraburgim.
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij, ndërsa uroi që ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së të kthehen sa më parë në Kosovë.
“Jemi të lumtun që na u dha rasti me ardhë, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës”.