spot_img
spot_img

𝐍𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐌𝐅 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧

spot_img
spot_img
spot_img

Ka nisur punën shërbimi stomatologjik në QMF në Komoran të Komunës së Drenasit, shërbim ky i cili do të ofrohet për banorët e këtij fshati si dhe fshatrave përreth.

Nisjen e shërbimit e ka njoftuar Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasi, Lumnije Krapi, e cila ishte për vizitë në këtë qendër.

Shërbimi stomatologjik në këtë qendër do të ofrohet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 15:00.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar ne ofrimin e shërbimeve për të gjithë banorët e komunës sonë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA