Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne në nderim të Ilaz Kodrës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ra dëshmor para 25 vjetësh.
Për të nderuar veprën e tij, në Kuvend folën krerët e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Glauk Konjufca përshëndeti edhe Sami Lushtakun.
“E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, i nderuar kryeministër Kurti, e nderuara familje e heroit tonë Ilaz Kodra, të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra e ministra të kabinetit qeveritar, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, i nderuar kryetar i Skënderajt, z. Fadil Nura, i nderuari komandant i Zonës Operative të Drenicës, gjeneral Lushtaku”, tha Konjufca në krye të fjalës së tij.
Presidentja e shtetit Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk zgjodhën ta përshëndetin pjesëmarrjen e Sami Lushtakut në këtë seancë solemne.