spot_img

Kërkësa të shumëta për banesat e familjeve të dëshmorëve në Skenderaj!

spot_img

Asambleja komunale e Komunës së Skënderajt, ditë me parë ka votuar komisionin e dhënies së banesave për familjet e dëshmorëve, të cilat priten të ju shpërndahen kësaj kategorie te sakrifices sublime për lirinë e Kosovës.

Ndërtimi i këtyre banesave ka filluar gati për më shumë se një dekadë, ose në mandatin e parë të Sami Lushtakut.

Për vite me radhë, për shkak të mosplotësimit të obligimeve ndaj operatorit, kishte ndërprerje në punë, e cila tashmë është përfunduar tërësisht dhe qelësat mund t’i ndahen familjeve të dëshmorëve.

Komisioni është i përbërë nga Musa Fazliu-Ideal, Miradie Buliqi dhe Liridona Koci nga PDK, si dhe Albinot Mehmeti, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe shoqatat e UÇK-së.

Megjithatë, do të jetë sfidë e madhe për ta kryer punën e tyre, pasi që kërkesa për banesa është shumë më e madhe se numri i disponueshëm i banesave.

Lexo edhe:  Djali i Thaçit viziton Nasim Haradinaj pas lirimit të tij nga Haga
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x