Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, ka finalizuar kontratën për përmirësimin e shërbimeve sanitare (tualeteve publike) në Stacionin e Autobusëve.
Kjo hapësirë tani është në dispozicion të qytetarëve të Drenasit, duke u kujdesur për të ruajtur të gjitha objektet përcjellëse në Stacionin e Autobusëve.





