spot_img

Nderohet me homazhe heroi Asllan Fazliu

spot_img

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala i shoqëruar nga drejtor të dejtorive Komunale dhe familjarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku edhe pushon trupi i dëshmorit Fazliu.

Me këtë rast, nënkryetari Shala vlerësoj lartë veprën dhe historinë e heroit Asllan Fazliu, duke thënë se ushtarët e UÇK-së sikur Asllani, janë themelet e hershme të celulave të para të luftës për çlirim.
Jeta dhe vepra e Asllan Fazliut lidhet me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë të Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e vendit, tha nënkryetari Shala.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA