spot_img

Krenari: Drenicasi Berat Babaj, nënoficer në FSK-së arrin sukses të lartë në garën ndërkombëtare “Winter Camp”

spot_img
spot_img
spot_img

Rreshter shtabor Berat Babaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka arritur të radhitet i treti në trajnimin dhe garën “Winter Camp” që është mbajte në kampin Pokljuka të Sllovenisë, me pjesëmarrjen e 20 vendeve të NATO-s, dhe partner të tjerë ndërkombëtarë ku pjesëmarrës ishin 36 ushtarak nga shtete pjesëmarrëse.

Për dy javë janë realizuar tema teorike dhe praktike ku kishin fokus: Ecjen me ski, Përdorimi i pajisjeve në kushte dimërore, Gjetja e viktimës pas ortekut, Orientimi në natyrë në kushte dimërore etj.

Në fund të trajnimit është realizuar gara në mes pjesëmarrësve (biathlon Race) që përmbante: lëshimi me ski, ecje me ski, gjuajtje me armë të gjatë në distancë gjatë lëvizjes.

Pjesëmarrja e ushtarakëve nga Kosova në trajnime dhe gara të ndryshme ndërkombëtare krah për krah aleatëve tanë është një tregues se FSK po ngritët me standardet e vendeve të NATO-s, duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët tanë në çdo fushë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA