spot_img

E rëndë: Pjestari i FSK-së sulmohet me shufër dhe çekiç nga dy punëtorë të një autoservisi në Podujevë

spot_img

Një sulm i rëndë ka ndodh ndaj një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është sulmuar me shufër e çekiç nga dy të dyshuar, pasi e kishte çuar veturën e tij ta rregullonte në një autoservis në Podujevë.

Gazeta Sinjali mëson se sulmi ndaj pjesëtarit të FSK-së ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale për shkak të pakënaqësisë së tij lidhur me rregullimin e automjetit.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  25 vite nga rënia e dëshmorit Agron Krasniqi
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x