spot_img

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur

spot_img

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik është regjistruar përgjatë rrugës, Casilina, mes Colleferro dhe Anagni në Itali. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy të rinj me origjinë shqiptare, ndërsa personi i tretë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga informacionet fillestare, ishte një aksident i pavarur. Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

Prej aty ka ndodhur përplasja, ku vetura është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve.

Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.

Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat, të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve.

I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro.

Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata, ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje, si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur.

Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.

Lexo edhe:  KOMF: 20 nxënës të shkollave në Kosovë kanë marrë pjesë në lojën e rrezikshme në Tik-Tok, të merren masa për parandalim
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x