spot_img

Detajet e fundit rreth rastit të të plagosurit në Blinajë i cili kërkoi ndihmë në Komoran

spot_img
spot_img
spot_img

Ne raportuam mbrëm për një person të plagosur me dy plumba i cili kishte kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran e ku prej aty është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Plagosja kishte ndodhur në Krojmir të Lipjanit dhe është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA