spot_img

Vdekje e dyshimtë, gjendet pa shenja jete një 91-vjeçare

spot_img
spot_img
spot_img

jarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Halil Alidemaj’, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është një grua 91-vjeçare.

Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e vdekjes së personit femër, 91-vjeçare”, ka thënë Ahmeti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA