Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për mbështjen e shtetit të Turqisë për Kosovën.
“Faleminderit, President Erdoğan!
Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!” ka shkruar Osmani.




