Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me Sami Lushtakun, deputetë e asamblistë, familjar të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, drejtorë e zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë, përkujtuan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Likoshanit e Çirezit, duke vënë buqeta me lule të freskëta pranë varrezave të dëshmorëve e martirëve të këtyre dy fshatrave.
Postimi nga kryetari Nura:
Nderim i përjetshëm me përulje të thellë për dëshmorët dhe të gjithë martirët e rënë në Betejën e Qirezit dhe Likoshanit, në 26 vjetorin e kësaj beteje mes njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe, të cilët, si hakmarrje nga humbjet e mëdha në 28 shkurtin e vitit 1998, vranë pleq të pambrojtur, gra shtatëzëna e të rinj, krejt civilë të paarmatosur në shtëpitë e tyre.
Rruga e lirisë ishte e gjatë, e mundimshme, me vuajtje e sakrifica të mëdha, por e domosdoshme që të arrijmë një herë përgjithmonë te kjo liri dhe pavarësi.
Lavdi të gjthë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!





