spot_img

Limaj fton të rinjtë mos t’ia kthejnë shpinën atdheut: Bashkohuni me frontin opozitar

spot_img

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të partisë, ka vlerësuar se shteti sot po udhëhiqet nga njerëz anarkistë dhe pa kurrfarë trashëgimie politike.

Duke iu drejtuar sidomos të rinjve, Limaj ka theksuar se problemi nuk zgjidhet duke qenë indiferentë e duke ikur nga atdheu, andaj iu bëri thirrje të bashkohen me Frontin Opozitar (të cilin e përbëjnë AAK-Nisma dhe disa subjekte më të vogla).

Në tubim merrte pjesë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe deputetë të kësaj partie.

Limaj ka lavdëruar kontributin që ka dhënë Nisma dhe njerëzit e saj për çlirimin, e më pas ndërtimin e Kosovës.

“Një Kosovë të zhytur në baltë, ne e transformuam, e sollëm në një shtet krenar me të gjitha shtetet e rajonit; ndërtuam autostrada, shkolla, ushtrinë, policinë. Dallimi ynë është se ne jemi munduar nuk kemi fol atë se çka kanë dashur njerëzit të dëgjojnë; ne duam që përmes politikave reale të fitojë Kosova, ne jemi maturuar, burrënuar, nuk kemi ditur ndryshe veçse kur fitoi Kosova, fituam të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti sot Kosova është në një anarki. “Sot atdheu ynë drejtohet nga anarkistë, pa trashëgimi politike pa asgjë mbrapa, ata qeverisin përmes dramave, mashtrimeve. Sot ne kemi një qeverisje që është ndalur. Më shumë se kurrë, atdheu ynë ka nevojë për normalitet, njerëz të cilët ofrojnë dhe japin zgjidhje jo nga ata që kudo ku shkojnë japin energji negative”.

Limaj theksoi se Kosova ka nevojë për bashkimin e atyre energjive që nuk pajtohen si po udhëhiqet vendi. Ai iu është drejtuar të rinjve, duke iu kërkuar të mendojnë se çfarë do të ndodhte nëse gjatë luftës për çlirim “ne do ia kthenim shpinën Kosovës”.

Lexo edhe:  Vetura godet një nxënës në Zabel të Ulët: Policia dhe ndihma e shpejtë në vendngjarje

“Mos thoni nuk bëhet shteti, shteti është bërë por duhet me e mbajt”.

“Ne jemi bashkuar për të hapur një portë për ata të pakënaqur, Bashkohuni me një front të madh për të treguar se jemi ndryshe nga ata që qeverisin. Më shumë se kurrë kemi nevojë të bashkohemi, të ndryshëm si jemi, por kemi një ide te mëdha para vetes, ashtu na ka bashkuar UÇK-ja. Nuk është lehtë me e festu 10-vjetorin një parti në Kosovë, iu falënderoj për besimin. Fronti po zgjerohet se jemi në rrugën e drejtë, në rrugën që prodhoi rezultate. Zoti na ndihmoftë me fitore të reja kudo që kemi prirë ka fituar Kosova.”

Ndërsa Limaj tha se Kosova është në një Qeverisje jo të mirë dhe bëri thirrje për të fituar zgjedhjet.

Në fillim të fjalës së tij, lideri i Nismës ka kujtuar bashkëthemeluesin e Nismës, Jakup Krasniqin, dhe ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë në Hagë.

“Më lejoni që me një minutë heshtje t’i nderojmë ata burra e gra që sot nuk janë në mesin tonë. 10 vjet jo të lehta më shumë vështirësi, jemi munduar ta japim kontributin tonë, kjo rrugë pati vështirësi, marrja e një burri, padrejtë, i cili i shërbeu këtij vendi, njeri i cili dha çdo gjë për të ruajtur kursin e Kosovës, për të qenë afër njerëzve, për të mbajtur një normalitet politik, shoqëri me mirëqenie, sot na mungon arkitekti i pavarësisë së Kosovës, profesor Jakup Krasniqi. Shpresoj që sa më shpejt, Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, Cali të kthehen në atdhe. S’e kanë vendin atje, por këtu që të vazhdojnë kontributin për vendin. Besojmë dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të jenë me ne”.

Lexo edhe:  Drenicasja Valentina Gara pranon një çmim të rëndësishëm për fuqizimin e grave

“Ne qe në fillim e kemi ditur se rruga është e vështirë, jo e lehtë. Qëndruam prapa sfidave, sepse ne besojmë në politika që prodhojnë ide, vizion që e çojnë vendin tutje. Ne i qëndruam fjalës sonë, duke qenë korrekt me aktivistë, votuesit, partnerët, mbi të gjitha me atdheun. Ka plot personalitete këtu brenda dhe jashtë sallës, ne kemi lënë një trashëgimi politike që kjo të zhvillohet, kemi lënë trashëgiminë e vendit, nuk mund të sillemi si aventurist me këtë trashëgimi që kemi lënë. Ka burra e gra të Kosovës, me shumë gjak e djersë, kanë vuajtur shumë familje qindra mijëra, shokë tanë sot janë dëshmorë për ta lënë këtë trashëgimi. Ne nuk mund të sillemi si aventurist, as me politika populiste, ajo rrugë që e kemi zgjedhur është që të jep moral me kokën lart, sepse kemi shërbyer dhe do t’i shërbejmë me atë që kemi ditur dhe asnjë s’e kemi futur dhe kalkuluar interesin tonë. Çdokush që është në këtë rrugë, duhet të jetë krenar. Trashëgiminë e Kosovës duhet forcuar, trashëgimia na tregon se duhet luftuar për shtetin tonë për të qenë krenarë. Jo rastësisht ka ardhur çlirimi i Kosovës”, u shpreh Limaj.

Në fjalën e tij, “partneri i madh” i Frontit të Bashkuar Opozitar, sikur po quhet, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita është duke fjetur dhe është nënshtruar para kryeministrit Kurti.

“Ne kemi shënuar një moment të ri politik. Opozita ishte e fjetur, të gjithë ishin dorëzuar para një njeriu, para Albin Kurtit, diçka e çuditshme. Ajo që ka ndodhur mes AAK-së së dhe Nismës është fitore e opozitëbërjes. Ju ftoj t’i fitojmë zgjedhjet”, deklaroi kreu i AAK-së.

Lexo edhe:  Fatmir Sfishta mban pozitën e drejtorit të Qendrës së Studentëve në kundërshtim me ligjin

Edhe ish-kryeministri Haradinaj foli për “bashkëluftëtarët” që u larguan nga përgjegjësitë dhe po përballen me Gjykatën e Hagës. “Asnjëherë nuk do ta ndryshojnë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, mbeten luftëtarë lirie. Po ashtu e di se të gjitha proceset kanë dëshmuar angazhim dhe besim”. /eo

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x