spot_img

Zëdhënësi i Speciales njofton se Thaçit dhe Veselit i është vazhduar paraburgimi

spot_img

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, përmes informimit javor të DhSK-së ka treguar për zhvillimet gjatë kësaj jave në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, ku ka njoftuar se më 15 shkurt trupi gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në vendime të veçanta për secilin.

“Për të dy të akuzuarit, gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që ata të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra të tjera penale ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë gjykim. Trupi gjykues vazhdoi të ishte i mendimit se këto rreziqe mund të zvogëlohen vetëm nëpërmjet kornizës së monitorimit të komunikimeve në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, ku përfshihen edhe masat e urdhëruara kohët e fundit nga trupi gjykues”, tha Doyle.

Doyle poashtu bëri të ditur se më 21 shkurt, administratorja njoftoi gjykatësin e vetëm që është caktuar të mbikëqyrë zbatimin e urdhrit për zhdëmtime të trupit gjykues I në çështjen gjyqësore Salih Mustafa, lidhur me emërimin e Julius von Bone si mbrojtës të Mustafës.

Lidhur me zhvillimet tjera, zëdhënësi i DhSK-së tha se në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, trupi gjykues e deklaroi të mbyllur fazën e paraqitjes së provave dhe caktoi datat për paraqitjen e deklaratave përmbyllëse nga 15 deri më 19 prill 2024.

Derisa në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, gjatë kësaj konference u tha se këtë javë kanë dhënë dëshmi dëshmitarët e 45-të dhe 46-të të thirrur nga Prokuroria, kryesisht në seanca publike.

Duke filluar nga e marta, dëshmitari i 46 dëshmoi me pseudonim, por pa ndryshim të pamjes apo të zërit, lidhur me pretendimin për rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij në zonën e Rahovecit.

Lexo edhe:  Drejtori i SHKK-së: Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë vendosur në institucione të ndryshme korrektuese

Po ashtu, u tha se pas seancës së rregullt të gjykimit të ditës së djeshme, trupi gjykues II mbajti një seancë të veçantë për të diskutuar kalendarin dhe aspekte të planifikimit të gjykimit, përfshirë mundësinë e thjeshtimit të provave të paraqitura nga Prokuroria, si edhe marrjen e masave që më shumë seanca gjyqësore të bëhen publike.

“Në të njëjtën çështje gjyqësore, javën e kaluar u dorëzuan parashtrime publike lidhur me ndryshimin e mbrojtësit dhe bashkë mbrojtësit të dy prej të akuzuarve. Më 16 shkurt, administratorja e DhSK-së e informoi trupin gjykues për përfundimin e emërimit të Dejvid Jang si bashkëmbrojtës i z. Rexhep Selimi”, tha Doyle.

Gjithashtu u tha se pasi që trupi gjykues miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si kryembrojtës i Thaçit, administratorja emëroi Luka Mishetiqin kryembrojtës të Hashim Thaçit, më 19 shkurt.

Gjatë seancës së 20 shkurtit, trupi gjykues i dha urdhër gojor Luka Mishetiqit që të dorëzojë listën e përditësuar të ekipit të mbrojtjes së Thaçit deri më 11 mars.

Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, sipas zëdhënësit të DhSK-së, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake së bashku me listën e dëshmitarëve që synon të thërrasë dhe listën e provave materiale që propozon të paraqesë gjatë gjykimit për vërtetimin e akuzave.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x