spot_img

Kënga shqipe jehon në Mynih, shqiptarët atje festojnë 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

spot_img
spot_img
spot_img

Përvjetori i 16-të i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është festuar edhe në Mynih të Gjermanisë.

Komuniteti shqiptar atje janë mbledhur për të shënuar këtë datë, ndër më të rëndësishmet të shtetit të Kosovës përmes një organizimi ku jehonte kënga shqip.

Ata kanë festuar me këngë patriotike, teksa kanë përmendur ata që sollën lirinë e vendit dhe bënë që të jetësohet ëndrra për pavarësi.

Ata kanë festuar me këngë patriotike, teksa kanë përmendur ata që sollën lirinë e vendit dhe bënë që të jetësohet ëndrra për pavarësi.

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor u shënua me shumë aktivitete institucionale.  /Reporteri.net

Lajmi i fundit
LAJME TJERA