Në përvjetorin e 16-të të Republikës së Kosovës, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës ka hasur në forca serbe.
“Në pikën ku rrin KFOR-i gjithmonë, nuk ka pasë pjestarë të KFOR-it, kur i pava ata mendova që janë KFOR-i ata ishin kanë xhandarmëria, në moment që na kanë parë që janë duke i kqyr na i kanë drejtu armët, armë të randa mitroloz”, ka thënë qytetari për Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje ku shihen forcat serbe në territorin e Kosovës./Indeksonline/





