spot_img

Zyrtari i lartë amerikan “brutal” me Kurtin: Nëse s’trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

spot_img
spot_img
spot_img

James O’brien, nihmës-sekretar amerikan i Shtetit, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për shqetësimet e ShBA-së në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, për të ndaluar përdorimin e dinarit. Në fakt, O’brien ka folur tepër seriozisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke dërguar një mesazh të qartë.

Në intervistën e tij, O’brien ka folur qartazi në lidhje me nevojën që Kurti të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e dinarit serb.

” Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin.” – tha ai.

O’brien ka folur edhe për takimet e bisedat me Kurtin.

“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere.” – tha ai.

Ndihmëssekretari amerikan u pyet edhe për mundësinë që ShBA-ja të vendosë sanksione ndaj Kosovës.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”. – tha ai.

Në fjalën e tij, O’brien vlerësoi se çështjen e dinarit do ta zgjidhte Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Çështja është se çfarë problemi po synon të zgjidhë vendimi i ri. Është e drejtë e Kosovës të vendosë se çfarë valute po dërgohet në juridiksionin e saj. Asociacioni do ta zgjidhte këtë problem duke qartësuar çështjen e parave që dërgohen dhe qëllimet për të cilat do të përdoreshin. Ka mënyra tjera për ta siguruar këtë qartësi, përfshirë përmes dialogut, përmes konsultimeve joformale, ashtu si shtetet moderne u japin përgjigje këtyre çështjeve. Jo duke shpallur vendime në mes të natës pasi partnerët tuaj më të afërt ju thonë se kjo është ide e keqe dhe qeverisje e dobët” – theksoi ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA