Policia ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë janë identifikuar para false, kur përveç monedhave metalike, ka gjetur edhe kartëmonedha prej 5 euro false.
Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Parat e dyshuara janë konfiskuar.




