Shahisti nga Mitrovica, Nderim Saraçi, kampion i aktual i Kosovës, ka vazhduar me rezultate të mira në turneun ndërkombëtar që u mbajt në Maqedoni.
Nderim Saraçi arriti t’i “paloi” shahistët më të mirë serb, në një garë ndërkombëtare që u mbajt në Shtip.
Nderimi arriti të fitojë vendin e parë me një sukses të jashtëzakonshëm.
Në këtë garë ishin ndër të tjerë edhe shtatë kryemjeshtër serbë të cilët ishin favorit por mitrovicasi fitoi kundër dy nga ta dhe barazoi me dy të tjerë, duke fituar 8 pikë nga 9 të mundëshme.
Nderimi nuk pat asnjë humbje nga 9 lojë duke bërë krenar Mitrovicën dhe shtetin e Kosovës./ Jepi zë




