spot_img

Kryetari Nura pret në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS

spot_img
spot_img
spot_img

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS që implementohet nëpërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Përformancë të Komunave, për të diskutuar rreth planit të projekteve kapitale të cilat financohen nga granti i përformancës, raporton Drenica Sot.

Komuna e Skenderjat pas përformancës së lartë në vitin 2022 ku është vlerësuar ndër të parat në përformancë, për çka edhe ka përfituar grant, dhe mjete financiare që do të investohen në projekte kapitale në dobi të qytetarëve të skenderajt.

Ja çfarë shkruan kryetari Nura pas takimit me DEMOS:

Mirëpritem sot në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS që implementohet nëpërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Përformancë të Komunave, për të diskutuar rreth planit të projekteve kapitale të cilat financohen nga granti i përformancës.
Si rezultat i qeverisjes së mirë me përformancë të lartë, Komuna jonë është vlerësuar ndër të parat në përformancë gjatë vitit 2022, për çka edhe jemi përfitues të grantit, mjete financiare këto që do të investohen në projekte kapitale në dobi të qytetarëve.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA